Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump do të vizitojë Shqipërinë në vitin 2027.
Kreu i qeverisë u shpreh se Trump së bashku me udhëheqësit e Aleancës Euroatlantike për Samitin e NATO-së që do të zhvillohet në Shqipëri.
Rama theksoi se ‘ardhja e Presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është një mesazh i qartë për të gjithë, lidhur me Shqipërinë, me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare’.
“Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë është mikpritja e samitit të NATO-s në vitin 2027.Ardhja e Presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Jemi një vend i vogël me peshë modeste, por ama ne sot trajtohemi si të barabartë, jo vetëm në aspektin formal, por me një respekt që se kemi pasur më parë në historinë tonë”, tha Rama.












