Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera” ku thotë se majin e 2025 pret me përulësi votën e qytetarëve, të cilën e konsideron si vlerësimin e tij për detyrën.
Rama thotë se sfida kryesore që vendi duhet të përballojë është gjithçka që do ta çojë drejt hapit të madh historik të hyrjes në Bashkimin Evropian.
Pyetje: A do të kandidoni për një mandat të katërt radhazi?
“Të kandidoj për një mandat të katërt dhe të kem një mbështetje që premton mirë është tashmë diçka e veçantë.”, tha Rama.
Pyetje: Pra, do të kandidoni sërish. Por kush do të jetë pas Ramës, kur Rama të vendosë të bëjë diçka tjetër?
“Me lejen e Zotit dhe të shëndetit, shpresoj për një jetë me një celular që merr pak mesazhe. Kjo do të ishte tashmë një Rama tjetër. Pjesa tjetër, do të vijë vetvetiu.”, tha Rama.












