Dy banorët më të njohur të “BBVA4”, Egli dhe Gjesti, po shkëmbejnë sinjale flirtuese që kanë mbushur ekranet dhe shkurtuar distancën mes tyre.
Mirëpo, njëra nga gjërat më të rëndësishme që ka kaluar në heshtje, është mbështetje e madhe dhe entuziazmi që po shfaqin familjarët e Eglit. Në profilin zyrtar të Eglit është evidentuar që ata janë në përkrahje të tij dhe lidhjes që ka krijuar me Gjestin.
Në rrjetin social “Instastory”, ata treguan mbështetje nëpërmjet një postimi ku citojnë frazën e njohur të Gjestit: “U kry çdo sen”, duke e bërë kështu përpjekjen e tyre për të shprehur mbështetje dhe aprovim të plotë për marrëdhënien e të dyve.
Një tjetër postim i shpërndarë ka treguar Egli dhe Gjestin duke biseduar ngrohtësisht deri në orët e para të mëngjesit, çka hedh dritë mbi vazhdimësinë e lidhjes së tyre që duket se po forcohet me kalimin e kohës.













