Prej ditësh po flitej se deputeti socialist, Erion Braçe pas disa mandatesh dhe angazhimi në qarkun e Fierit, do të zhvendoset në një qark tjetër për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. E së fundmi, ajo që flitej u konkretizua ditën e djeshme pas një takimi të kryeministrit Edi Rama me strukturat e PS në Divjakë ku Braçe është zgjedhur deputet.
Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar këtë pasdite në Divjakë, kryesocialisti Edi Rama ka vlerësuar me nota të larta punën dhe angazhimin politik të Braçes ndërkohë ka komunikuar që Erion Braçe të mos jetë më deputet i qarkut të Fierit.
Sipas të informacioneve të djeshme nga Divjaka bëhet me dije se deputeti socialist me vendim të Ramës është zhvendosur në Tiranë, duke ndryshuar kështu pas shumë vitesh arenën e tij politike.
Më lëvizjen e Braçes, PS-ja ka 6 drejtues politikë në qarkunn e Tiranës. Ai do t’i bashkohet, Ogerta Manastirliut, Elisa Spiropalit, Blendi Gonxhes, Ervin Hoxhës, Erion Veliajt për të vijuar punën me angazhimin e strukturave të partisë në kryeqytet në qarkun e Tiranës, ku në total dalin 37 mandate deputetësh.
Vlen të theksohet se deputeti Erion Braçe në zgjedhjet e kaluara ka marrë mbi 15 mijë vota krahasuar me të gjithë deputetët e tjerë të Qarkut Fier ( të majtë e të djathtê) më i votuari. Braçe në ushtrimin e mandatit të deputetit në Divjakë, Qarku Fier e ka kthyer këtë Njësi vendore në “shtëpinë” e tij të dytë duke u ndodhur çdo ditë pranë problematikave të komunitetit dhe kërkesave të qytetarëve.












