Krerët më të lartë të politikës po marrin pjesë në ceremoninë mortore në kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është pritur me duartrokitje nga besimtarët dhe qytetarët e shumtë që po marrin pjesë në ceremoninë mortore të kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Një qytetar i cili ishte i pranishëm jashtë ambienteve të Katedrales Ngjallja e Krishtit ka protestuar në momentin kur ka mbërritur kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
“Rroftë Çamëria, rroftë Çamëria, poshtë Beleri”, dëgjohet të thotë me zë të lartë protestuesi i cili është larguar me ndihmën e disa personave të tjerë.
Mitsotakis dhe 5 ministra të kabinetit të tij po ndjekin ceremoninë mortore të Kryepeshkopit, që do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”.












