Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, ka “thyer heshtjen” lidhur me akuzat e ngritura nga SPAK.
Ajola Xoxa ka deklaruar se ka trashëguar troje e banesa si në Tiranë, ashtu edhe jashtë saj përpara se të bëhej bashkëshortja e Erion Veliajt, i cili u prangos me urdhër të SPAK.
Xoxa shprehet se “kam patur fatin të rritem në një ndër ato familje shqiptare me mundësi shumë të mira financiare”.
“Unë vij nga dy familje të njohura shqiptare. Nga familja e babait tim, kemi trashëguar toka, troje, ndërtesa, shtëpi, etj., si në Tiranë, ashtu edhe jashtë saj. Të tëra të ditura kohë e kohë më parë se sa unë të rritesha e të bëhesha bashkëshortja e Erionit. Dikur pedagog, gazetar dhe kritik arti, pas ’90-ës im atë nisi të merrej me biznes, si shumë të tjerë. Unë kam patur fatin të rritem në një ndër ato familje shqiptare të tranzicionit me mundësi shumë të mira financiare, cka mundësoi edhe mbështetjen e studimeve të mia të larta për drejtësi, master e doktorature, në Paris e Rome”, shprehet Ajola Xoxa.












