Kryeministri Edi Rama ka zbuluar datën e shpërndarjes së bonusit të pranverës për pensionistët.
Të moshuarit me pension deri në 200 mijë lekë të vjetra do të përfitojnë 100 mijë lekë bonus, kurse ata që e kanë pensionin mbi 200 mijë lekë të vjetra do të përfitojnë bonusin 50 mijë lekë.
Rama njofton se më 1 mars do të nisë shpërndarja e “bonusit të pranverës” duke i dhënë fund vonesave.
“Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis më 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”, shkroi Rama./ Rilindje.info












