Ashtu krejt papritur, një ndër artistët më të çmuar të skenës shqiptare vendosi që të tërhiqej nga muzika, nga rrjetet sociale e nga jeta publike.
Askush nuk e kuptoi se çfarë ndodhi papritur me Flori Mumajesin, këngët e të cilit për të gjithë ishin “melhemi për shpirtin”.
E teksa prej muajsh tanimë po qarkullojnë pyetet se: “Ku ndodhet Flori?”, “çfarë ka ndodhur me artistin?”, “Çfarë po bën ai me jetën e tij?”, ka qenë miku i tij më i mirë dhe këngëtari Klajdi Haruni ai i cili ka vendosur që t’i japë një përgjigje të gjitha këtyre pikëpyetjeve tona.
Gjatë një tavoline korçare në shtëpinë e Arbana Osmanit në Bogë, Anxhela Peristerin, Mihallaq Andrean e Viola Spiron, ai zbuloi se është në një pushim artistik, por këngët e bukura po vijnë.
Klajdi Haruni: Flori është në një pushim artistik momentalisht, po punon. Është në studio domethënë.
Arbana Osmani: Po bën këngë të bukura.
Klajdi Haruni: Disa i ka krijuar që tani.












