Teksa Sali Berisha e kërkon të paraqitet në Kuvend, Rama ka vendosur që të zhvillojë një takim me asambletë socialiste të njësive 3 dhe 4 në Tiranë.
Berisha pyeti deputetët të PS se pse kryeministri Rama nuk po paraqitet në Kuvend.
“Po u vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të vijë më në parlament. Rama nuk guxon të shkelë më në parlament. Që është bërë i shkallmuar me një gjuhë me të cilën meriton çdo epitet. Me një gjuhë të denjë… nuk e prish gojën unë, por një gjuhë qenefi. Sa herë flet, vetëm gjëra të tilla nxjerr. Atëherë pse nuk vjen Rama këtu? Pse nuk vjen”, tha Berisha.
Ndërkohë, Rama iu përgjigj në distancë Berishës: “U bë gjithë ajo luftë atje një luftë ku këneata investoi të gjitha zhabat dhe të gjitha bretkosat e veta. Ku bretkosat e zhapikët, zhabat u hodhën nëpër dritare e miletit të shkretë atje ju futën nëpër dhoma në kuzhinë e krevate e kuak kuak e çmënden një pjesë të miletit atje i nxorën në rrugë nëpër protesta. Por këneta këtë punë ka bërë dhe kush është këtu dhe këtu ka jo pak që janë me mua në këtë betejë qysh në ditët një e dinë që këneta këtë punë ka pasur . E vetmja gjë që i ka ndryshuar është se zhabat janë mplakur, zhapikët janë çmendur por aty janë me bufin në krye që është si ajo jep shpirt por nuk heq dorë”












