Një incident i vogël ka ndodhur teksa fliste kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë panairit tē punës në Athinē
Teksa Edi Rama fliste nga Greqia nje gote eshte thyer ne salle ndërsa kreu i qeverisë e komentoi me nota humori duke thënë se “plasi syri i keq”.
“Ata që thonë që Shqipëria është më keq, ose flasin qëllimisht keq për punët në Shqipëri ose nga mungesa e informacionit bëhen përhapës. Ekonomia është zgjeruar dhe mundësitë për biznes janë shtuar. Paga mesatarë për mësuesit do të ishte 950 euro, ndërsa për mjekët do të ishte ku e ku mbi 1 mijë euro. (Thyhet gota në sallë) Plasi syri i keq. Kështu do plasë edhe syri i keq i kënetës në 11 maj, po nuk kemi ardhur këtu për të bërë fushatë elektorale”, tha Rama.












