Kryeministri Edi Rama nga Athina ka deklaruar se mazhoranca e ka dorëzuar “shpatën” tek drejtësia dhe dy pushtetet janë të pavarur.
Rama i është përgjigjur akuzave që vijnë nga “këneta” dhe arsyen se pse nuk dorëhiqet kur shumicën e deputetëve apo kryebashkiakëve i ka në burg.
“Thonë: “Duhet të ikë Rama se i hynë të gjithë ministrat në burg dhe tani e ka radhën Rama”. Ajo që ka rëndësi që ta ndaj me ju është që pikërisht që për atë që ata thonë se unë dhe ne duhet të ulim kokën ne duhet të jemi kryelartë se për herë të parë në histori që nga 1912 ata që janë të lidhur me pushtetin nuk janë të paprekshëm për herë të parë që nga 1912 pushteti ynë dorëzoi shpatën e ndëshkimit te një pushtet tjetër. Sot kjo ka ndryshuar se ne kemi dorëzuar shpatën te pushteti i drejtësisë dhe kemi vënë në dispozicion dhe organizmin tonë për çdo rast kur drejtësia sheh për të ndërhyrë të heqë një tumor. Drejtësia në Shqipëri nuk ka traditë pavarësie dhe kjo do kohën e vet. Ne jemi shumë të vendosur të mos e prekim pavarësinë e drejtësisë”, tha Rama.












