Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ndodhet në Berlin të Gjermanisë, pasi ditën e sotme (3 mars) do të çelë panairin e turizmit, ku Shqipëria është zgjedhur vend i nderit për vitin 2025.
Rama shprehet duke thënë se “jemi përgatitur të lëmë mbresë të veçantë me ofertën dhe prezantimin tonë”.
“Nga Berlini! Pas një dite të bukur në Athinë për Panairin e Punës, erdhëm këtu në Gjermani, ku Shqipëria do të çelë panairin e turizmit, ku Shqipëria është zgjedhur vend i nderit për vitin 2025. Kush e imagjinonte disa vite më parë Shqipërinë në këtë pozicion? E ftuar si vend nderi në panairin më të madh të turizmit, ku jemi përgatitur të lëmë mbresë të veçantë me ofertën dhe prezantimin tonë. Në prani të shumë mediave dhe gazetarëve, ne do të jemi së bashku me prezantuesit e panairit që në mëngjes, për një ditë të jashtëzakonshme nxemjeje që kulmon pasdites me e spektaklin Shqipërisë. Jam shumë krenar për këtë ditë dhe që do ti bëjmë posaçërisht krenarë shqiptarët e Gjermanisë me paninë në këtë eventimet global të turizmit“, tha Rama.












