Një prej komentuesve i ka tërhequr vërejtje kryeministrit Edi Rama për mënyrën si dhe ai sulmon opozitën, e cila sipas tij është në “mënyrë foshnjarake” dhe e krahason me faktin që opozita i publikoi foto nudo në të kaluarën kryeministrit.
Rama u shpreh se kur janë kapur ato foto, ai ishte duke shijuar pushimet në një plazh nudist në Francë.
Komentuesi: Kjo mënyrë foshnjarake që sulmoni opozitën tregon që jeni ende një fëmijë i papjekure dhe është sikurse opozita të nxjerrë foto nudo tuajën.
Përgjigjet Edi Rama: “Po mua opozita ma ka nxjerrë foton nudo dhe nuk është ashtu. Se ku ma gjen të të nxjerrin foto nudo. Se në fund të fundit është foto jotja, është trupi yt, ça ka këtu? Ku është problemi? Ndërkohë që ma nxorën atëherë duke menduar që do më bënin keq. Ma morën nga sendet personale ma nxorën dhe pastaj e morën mbrapsht. Koto më dëgjon, bashkë me ty? Sepse edhe ti bëjë tifozllik atëherë kur doli foto ime nudo. Unë në qefin tim, në punën tim, në një plazh nudistët në Francë, një njeri i lirë, që nuk kishte asnjë detyrim ndaj askujt. As të kërkoja votën e dikujt. Ma nxorën edhe atë javën e fundit të zgjedhjeve në bashki dhe atë javë boom, u rrit besimi, mbështetja”












