Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka uruar festën e 7 Marsit, të njohur si Dita e Mësuesit.
Rama shpreh mirënjohej për mësueset e mësuesit që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES ❤️ dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë“, shkruan Rama.












