Të tjera detaje mësohen në lidhje me takimin që ka pasur kryeministri Edi Rama me secilin nga drejtuesit politikë të qarqeve për PS-në.
Rama ka takuar disa prej drejtuesve politikë të PS në qarqe, ku secili pritet të japë emrat e kandidatëve për deputetë. Bëhet me dije se në listën e mbyllur do jenë gra dhe të rinj.
Ndërkaq, 4 kryebashkiakë aktualë pritet që të kandidojnë për deputetë: Ervin Demo, Tërmet Peçi, Agron Malaj dhe kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj.
Listat e mbyllura do jenë për gratë dhe të rinjtë ose që kanë jo më shumë se një mandat. Mbeten ende drejtues të tjerë politikë, me të cilët Rama nuk ka folur ende. 12 marsi është dita e fundit, ku mund të dorëzohet lista e kandidatëve për deputetë.












