Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot në transfertën e Anglisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Djemtë e drejtuar nga Silvinjo do të tentojnë të thyejnë një tabu, pasi kuqezinjtë numërojnë vetëm humbje përballë “Tre Luanëve”.
Trajneri Silvinjo i ka besuar ashtu siç pritej Ajetit në qendër të mbrojtjes, duke mos rrezikuar Ismajlin e Kumbullën, të cilët janë të gatshëm në stol, me Alijin e Balliun nga krahët. Ndërkohë në sulm rreshtohet nga minuta e parë në qendër Uzuni, i cili ka fituar balotazhin me Manajn.
FORMACIONET ZYRTARE:
- Anglia: Pikford, Uokër, Konsa, Burn, Ljuis-Skelli, Xhons, Bellingam, Rajs, Foden, Kejn, Rashford
- Shqipëria: Strakosha, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Balliu, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Uzuni












