Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se industria ushtarake në vend ka filluar të hedhë themelet për të prodhuar armatime, dronë luftarakë dhe mjete të blinduara “Made in Albania”.
Kreu i qeverisë gjithashtu theksoi se së shpejti një Shqipëri do të vijë një anije luftarake e madhe, ndërsa në verë do kemi dy avionë për shuarjen e zjarrit.
Rama deklaroi se ushtria shqiptare është më e mirëpaguara në rajon, duke premtuar se “synojmë që brenda mandatit të 4 në Shqipërinë 2030, paga mesatare e FA të jetë në mesataren e ushtrive të NATO-s”.
“Sot është ushtria më e mirëpaguar e rajonit, me një pagë mesatare, jam shumë krenar për këtë, më të lartë se të gjitha vendet e tjera të BP, edhe Serbinë e kemi sapo kaluar me pagat në ushtri. Synojmë që brenda mandatit të 4 në Shqipërinë 2030, paga mesatare e ushtrisë shqiptare të jetë në mesataren e ushtrive të NATO-s. Sot me fuqi zjarri, me flotë helikopterësh, së shpejt edhe me një anije luftarake të madhe përveç anijes luftarake më të vogla që kemi, me dron luftarakë, të gjitha këto janë vetëm baza e një transformimi që ka ardhur si shtysë e kohës ku jetojmë. Industria ushtarake ka filluar të hedhë themelet për të prodhuar këtu municione, armatime, dronë luftarakë, mjete të blinduara made in Albania, së shpejti të gjitha këto do të mund tu tregohen shqiptarëve. Flota detare do të bëhet me 3 anije luftarake të reja. Flota ajrore do të ketë këtë verë 2 avionë zjarrfikës, për ne pa pritur që të vijnë nga një vend tjetër“, tha Rama.












