Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka reaguar për herë të parë, pasi u shoqërua mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës.
Alimadhi hedh akuza ndaj policisë se u dhunua në mënyrë të ashpër teksa ndodhej në lokalin e vëllait të tij.
Gjithashtu, Alimadhi u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me llotot, gjë për të cilën policia ushtroi kontrolle ne lokal ndërsa ai nuk zbatoi urdhrin e uniformave blu.
“…Unë bëj për të dalë jashtë, por një polic po më pengonte dhe nuk më lejonte të dilja. I them të lutem se më duhet të dalë jashtë dhe mendova se ishin punonjësit e policisë së komisariatit Nr.4 dhe se po bënin shaka me mua duke qenë se më njohin dhe takohemi çdo ditë aty. Ashtu siç e keni parë edhe nëpërmjet pamjeve filmike më kanë tërhequr zvarrë duke më vendosur duart mbrapa kokës duke më goditur me grushta sikur të isha kriminel dhe duke kryer krim në kushtet e flagrancës. Më hipin me dhunë në furgonin e policisë duke ushtruar dhunë, duke bërtitur, duke më kërcënuar dhe provokuar që unë të bija pre e provokimeve, po shyqyr që mbajta veten…”, shkruan nder te tjera Alimadhi.












