Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një akuzë të re Ajola Xoxës.
Bashkëshortja e Erion Veliajt u paraqit në organin e akuzës paraditen e sotme dhe raportohet se prokurorët e posaçëm i kanë komunikuar akuzën e re të “fshehjes së të ardhurave”.
Ajola Xoxa qëndroi në SPAK për rreth 2 orë ditën e sotme, ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë ajo u paraqit në ambientet e prokurorisë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj saj nga ana e GJKKO.
Gjithashtu, Ajola Xoxa po hetohej deri tani për korrupsion pasiv në 9 episode, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.












