Mesnatën e sotme ka filluar numërimi i kutive të para të votimit ku kanë dalë edhe rezultatet e para.
Përfundon numërimi i 8 kutive të qendrës së Njësisë së Pustecit në Korçë, ku PS ka fituar përfundimisht zgjedhjet në këtë zonë me 1502 vota, kundrejt 463 të PD-së.
Numërohet kutia e Progrit në Devoll, socialistët 124, PD me 97, si dhe e para në Tepelenë, fshati Sinanaj, Progonat dhe Nivicë, PS me 344 vota dhe PD me 134. Edhe në Memaliaj kutia e parë, PS 137 vota dhe PD 50 vota.
Numërohet kutia e parë në qarkun Kukës. Është qendra e Zapodit që është numëruar e para, ku PS ka fituar me 78 vota, kundrejt 48 të PD. Surpriza është PSD e Tom Doshit me 43 vota, ose vetëm 5 më pak nga PD, duke dalë forcë e tretë.












