Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
Kryeministrja Meloni thekson se do punojnë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive dhe për të arritur objektiva të përbashkëta dhe avancimin e rrugës europiane të Shqipërisë.
“Do të doja t’i shprehja urimet e mia të përzemërta Kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij si kreu i qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, shkruan Meloni












