Georgia Meloni sapo ka mbërritur në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama po pret lidët e BE në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Kreu i qeverisë ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen, duke hequr çadrën pavarësisht shiut që binte, dhe duke u ulur në gjunjë përpara kryeministres italiane Meloni.
Meloni e ka komentuar me batutë gjestin e kreut të qeverisë shqiptare.
“Edi stop… E bën këtë që të jetë i gjatë njësoj me mua” tha Meloni, për ta kaluar situatën me shaka.












