Gjatë një mbledhjeje me kandidatët socialistë për zgjedhjet, Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të pazakontë, duke pranuar se qeveria që ai drejton ka humbur një tjetër çështje gjyqësore.
Rama bëri me dije se ditën e sotme, Gjykata e Apelit ka marrë një vendim që e detyron shtetin shqiptar të paguajë një shumë prej 500 mijë euro si dëmshpërblim për një aksident rrugor të ndodhur tetë vite më parë, i cili sipas tij nuk ka shkaktuar as viktima dhe as të plagosur.
“Sot kemi humbur një gjyq në Apel, ku i kërkohet shtetit të paguajë 500 mijë euro për një përplasje me makinë përpara 8 vjetësh, në një rrugë ku s’ka pasur as të vdekur dhe të plagosur, dhe ku shoferi me bashkëshoferen kanë pasur vizionin që të hedhin shtetin në gjyq si rezultat i përplasjes dhe rrezikut për jetën”, deklaroi Rama.












