E hëna pritet të jetë një ditë përvëluese në të gjithë territorin e Shqipërisë, me mot të kthjellët dhe diell të fortë që do të dominojë pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat do të arrijnë deri në 36°C në disa prej qyteteve kryesore, ndërsa ndjesia e të nxehtit pritet të jetë edhe më e lartë, për shkak të lagështirës dhe rrezeve intensive të diellit.
Në qytete si Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri dhe Gjirokastra, termometri do të shënojë deri në 34–36°C, ndërsa zonat malore si Kukësi dhe Korça do të përjetojnë temperatura disi më të ulëta, me maksimumet që pritet të luhaten mes 30 dhe 32°C.
Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të mesditës dhe të kujdesen për hidratimin, pasi kushtet klimatike do të jenë sfiduese, veçanërisht për grupmoshat më të ndjeshme.












