Kryeministri Edi Rama tregoi se po zhvillohen diskutim me organizatorët për të sjellë në Shqiperi aktivitetin “The Globe Soccer Awards”.
Rama tha se mos u çudisni që një ditë futbollisti më i mirë në botë, cmimi t’i jepet gjate ceremonise ne Tiranë.
“Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi për të sjellë në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar si opsione dhe Durrësin dhe Vlorën, edicionin evropian të çmimit të globit të futbollit. Është një eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme sa i përket vetë edicionit global në Dubai dhe për edicionin evropian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që për shembull çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer, Yamalit fjala vjen t’ia japim këtu në Tiranë. Është një tjetër aktivitet që ka mbulim të jashtëzakonshëm mediatik në të gjithë botën dhe po punojmë që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij”, tha Rama.












