Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur shqiptar, Leka Bungo.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e mikut të tij, duke shkruar: “LAMTUMIRË miku im Leka Bungo. Prehu në paqe”
Regjisori i njohur Leka Bungo është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare. Leka Bungo do të përcillet për në banesën e fundit këtë të mërkurë (11 qershor), në orën 16:00, dhe do të prehet në varrezat e Sharrës.












