Aksi rrugor Tiranë-Ndroq po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë për riparimin e pjesëve të amortizuara dhe pajisjen me sinjalistikën e nevojshme rrugore.
Kryeministri Edi Rama thotë se punimet në rrugën dytësore janë realizuar deri më tani në masën 38%. Kjo rrugë dytësore për hyrjen dhe daljen nga Tirana, është duke u rehabilituar për shkak të punimeve që po kryhen paralelisht në autostradën Tiranë-Durrës dhe për të shpërndarë sadopak trafikun.
Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet me nga 2 korsi shtesë në secilën anë, ku njëra do të jetë për emergjencat.












