Ministria e Jashtme ka këshilluar qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik të tregojnë kujdes të shtuar sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme.
Ministria gjithashtu iu bën thirrje qytetarëve të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase si dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike shqiptare në rajon.
Në njoftimin zyrtar, Ministria e Jashtme nënvizon rëndësinë e vigilencës, për shkak të rreziqeve në rritje në Katar, Kuvajt, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministriae Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike.












