Lei Kraja po shijon pushimet verore, teksa vijon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh zhvillon biseda me ndjekësit e saj.
Së fundmi në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja u pyet nëse është penduar ndonjhëerë për ‘one night stand’ (një situatë në të cilën bën seks me dikë dhe më pas nuk vazhdon një lidhje).
Por Lei ka habitur me përgjigjen e saj, pasi zbuloi se nuk ka pasur asnjëherë ‘One Night Stand’. Madje ajo tregoi se vetëm me dy të dashur që ka pasur ka shkuar deri në shtrat duke kryer marrëdhënie.
“Asnjëherë nuk kam pasur një ‘One night Stand’. Kam pasur vetëm dy të dashur që kam pasur intimitet. Unë nuk i gjykoj por më pëlqen të kem lidhje të gjata dashurie.”- shkruan Lei.












