Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dy takimeve në Vlorë e Tiranë që solli për pasojë dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të Bashkisë.
Rama paralajmëroi se është gabim kushdo që mendon se marrja e mandatit të katërt qeverisës është për të “fjetur gjumë”. Rama tha se në dy javorshin e dytë të Korrikut do ngrihet në hava pastrimi i shtëpisë së përbashkët.
“Kemi marrë 83 mandate falë besimit dhe këto janë detyrime më shumë ndaj njerëzve. Nëse disa brenda nesh e shohin si një arsye më shumë për të fjetur, u them që e kanë gabim dhe duhet të zgjohen një orë më parë sepse 83 mandate janë një arsye për të fjetur më pak se ç’kemi fjetur deri tani. Brenda dy javësh duhet të kemi inventarët e të gjitha zonave dhe të gjitha këtyre kleçkave. Në dy javëshin e dytë të korrikut do të vazhdojmë për të mos u ndalur më me të gjitha forcat për të ngritur në hava këtë shtëpinë tonë të përbashkët, siç e ngrenë amvisa”, tha Rama.












