Kreu i qeverisë Edi Rama pasditen e sotme ka vizituar Fierin dhe Durrësin.
Rama zhvilloi dy takime “rrufe” fillimisht në ambientet e bashkisë së Fierit më pas në Durrës ku është kërkuar vendimi ekstrem për t’u shkarkuar nga detyra drejtorët.
Burime nga brenda thanë se Rama i ka kërkuar dorëheqje të gjithë drejtuesve që varen nga bashkia (Fier dhe Durrës) si dhe drejtuesve të institucioneve të cilët nuk kanë përmbushur detyrën.
Pak ditë më parë Rama e nisi aksionin për hapësirat publike me Bashkinë e Vlorës, ku largoi 21 drejtorë dhe iu dha ultimatum bizneseve të heqin barrikadat nga trotuaret.












