Kryeministri Edi Rama këtë të premte është ndalur në qytetin e Beratit ku dhe ka takuar përfaqësuesit e teknologjisë.
Kreu i qeverisë u kërkoi përfaqësuesve të teknologjisë që të flasin hapur dhe të japin idetë e tyre të cilat do të ndihmojnë qeverinë që të fitojë sa më tepër pikë kundrejt “hakerave”.
Gjithashtu, Rama tha se qeveria dëshiron që të mbështesë këtë botë të re dhe se duhet të krijojnë një “urë komunikimi” me qëllim formimi e një partneriteti mes shtetit dhe “komunitetit të teknologjisë”.
“Këtu ne ju kemi ftuar që të na flisni shumë hapur, juve e keni edhe lirinë që të thoni atë që doni dhe mendoni se nuk keni asnjë varësi nga ne. Dhe dispononi edhe instrumenta që mund të na bëni dëm nëse doni të merrni hak për ndonjë komunikim të papërshtatshëm nga ana jonë. Të na e bëni dëmin dhe pa e kuptuar se na e bëni dëmin dhe ta shijoni me talentet që keni duke parë se si na bllokoni”, tha Rama.












