Shefja e kabinetit të kryeministrit Edi Rama, Vali Bizhga ka dhënë dorëheqjen.
Ajo është zëvendësuar në detyrën e shefes së kabinitetit të kreut të qeverisë nga Vilma Premti, qe më herët shefe e kabinetit të Holta Zaçajt, kryetares së Gjykatës Kushtetuese.
Vali Bizhga ka qëndruar pranë administratës së Edi Ramës që prej kohës kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Ajo ka mbajtur një profil të ulët publik, ndërsa është konsideruar krahu i djathtë i kryeministrit.
Ajo mori postin e drejtoreshës së kabinetit të Këshillit të Ministrave në vitin 2013. Në atë kohë, siç e zbuloi vetë Rama, Bizhga kishte kaluar një betejë të vështirë me kancerin, por kishte arritur ta fitonte atë.












