Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ndanë mesazhe emocionuese pasi u përballen dje në fitoren e Paris Saint-Germain ndaj Riyadh All-Star XI.
Ronaldo dërgoi një mesazh të përzemërt në rrjetet sociale pas ndeshjes duke thënë se ishte “mirë të shihje disa miq të vjetër”. Një nga fotot e përfshira në postimin e Ronaldos ishte një imazh prekës i tij dhe Messit duke ndarë një përqafim në fushë në stadiumin ndërkombëtar King Fahd.
“Shumë i lumtur që jam kthyer në fushë!! Dhe është mirë të shoh disa miq të vjetër!” Ronaldo ka postuar në Twitter. Duket se Messi e ka shijuar gjithashtu ribashkimin e tij me Ronaldon, me yllin e PSG-së duke ndarë një video në story në Instagram.












