Tuesday, July 7, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

E ftoi të bëhet “bashkëpunëtor” i drejtësisë, Arben Ahmetaj i përgjigjet Altin Dumanit

by Rilindje
28/10/2025
in POLITIKË
E ftoi të bëhet “bashkëpunëtor” i drejtësisë, Arben Ahmetaj i përgjigjet Altin Dumanit

Arben Ahmetaj ka reaguar pas thirrjes që kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku e ftoi ish-zëvendësministrin e Ramës të bëhet “bashkëpunëtor” i drejtësisë, lidhur me akuzat që Ahmetaj ka bërë publikisht ndaj ish-kolegëve të tij socialistë.

Në një lidhje telefonike me gazetarin Çim Peka, në televizionin Syri, Ahmetaj tha se nuk ka për çfarë të bëhet bashkëpunëtor, pasi bashkëpunëtor bëhet ai që ka kryer një krim.

“Edhe në teknikën ligjore, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim. Siç ka rëndomë Altin Dumani disa dumanë që i ka rëndomë aty. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor se nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajësisë, që ai i drejtohet parlamentit, unë jam shembull jo i dy, por i dhjetë standardeve”, deklaroi Ahmetaj.

Ish-ministri socialist tha më tej se ai ka qenë përballë Dumanit kur hetohej prej tij, por kreu i SPAK “nuk i bëri asnjë pyetje”. Ahmetaj e akuzoi Dumanin për standarde të shumëfishta dhe se merr urdhra nga qeveria.

“E dyta, unë kam qenë në SPAK. Altin Dumani nuk ka guxuar të më bëjë asnjë pyetje. E ka marrë me zell dhe dhunë çështjen time, dhe erdhi aty dhe nuk më bëri asnjë pyetje. Për çfarë jam bashkëpunëtor unë? Për çfarë krimi? Reforma në drejtësi ka si strumbullar të dështimit, Altin Dumanin që është jo më me dy standarde, por sipas qejfit dhe urdhrit politik. Kush është armik i Ramës arrestohet… Po mirë, çfarë indicie ka marrë, për Thumanë-Kasharin që është bërë pa tender? Që është ndryshuar formati i koncesionit dhe paguajnë shqiptarët 1.3 miliardë? Çfarë indicie ka marrë për IPARD-in? Çfarë arsye ka që Onkologjiku, në vend t’i shërojë, nuk interesohet për të? Çfarë arsye ka për rimbursimin e barnave? Pse nuk merret me inceneratorin e Tiranës? Ku janë paratë, te zyra ime janë?”, deklaro i Ahmetaj.

NGA KATEGORIA

2 vitet e ardhshme vendimtare/ Rama e bën të qartë: Deputetët të dalin në…
POLITIKË

Përgatitja për integrimin e Shqipërisë në BE, Rama jep LAJMIN E MIRË për bizneset…

06/07/2026
A e uroi Ramën për ditëlindje? Ja si përgjigjet Sali Berisha…
POLITIKË

A e uroi Ramën për ditëlindje? Ja si përgjigjet Sali Berisha…

06/07/2026
Del VIDEO surprizë/ Kush ishte besniku i Berishës në “mes” të turmës së protestuesve
POLITIKË

Del VIDEO surprizë/ Kush ishte besniku i Berishës në “mes” të turmës së protestuesve

05/07/2026
Marjana Koçeku befason për “BBC”: Rama nuk frymëzon më! Kjo e ka çuar në…
POLITIKË

Marjana Koçeku befason për “BBC”: Rama nuk frymëzon më! Kjo e ka çuar në…

05/07/2026
Balla ZBULON kush e çoi arkivolin te Kryeministria…
POLITIKË

Balla ZBULON kush e çoi arkivolin te Kryeministria…

05/07/2026
“Me plumb ballit”/ Erion Braçe publikon mesazhin ku e kërcënojnë për “vrasje”…
POLITIKË

“Me plumb ballit”/ Erion Braçe publikon mesazhin ku e kërcënojnë për “vrasje”…

04/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Edi Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do të…
BOTA

Edi Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do të…

06/07/2026
“Vala afrikane” nuk do ndalet! 2 qytetet më të nxehta të Shqipërisë! Çfarë ndodh sot…
AKTUALITET

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron këto 4 qytete: Nesër rrezik i lartë…

06/07/2026
LAJMI I FUNDIT/ Bllokohet autostrada Durrës – Tiranë, çfarë ndodhi…
AKTUALITET

LAJMI I FUNDIT/ Bllokohet autostrada Durrës – Tiranë, çfarë ndodhi…

06/07/2026
2 vitet e ardhshme vendimtare/ Rama e bën të qartë: Deputetët të dalin në…
POLITIKË

Përgatitja për integrimin e Shqipërisë në BE, Rama jep LAJMIN E MIRË për bizneset…

06/07/2026
“Furtunë” ndryshimesh në Polici/ Drejtori del me URDHËRIN, kush janë “shefat” e rinj…
AKTUALITET

“Furtunë” ndryshimesh në Polici/ Drejtori del me URDHËRIN, kush janë “shefat” e rinj…

06/07/2026
Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

“Nuk do ekzistojë më!”/ Rama tregon NDRYSHIMIN e madh në Shqipëri…

06/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!