Politikani i lartë socialist Niko Peleshi do të vazhdojë detyrën si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Kërkesa e deputetëve të opozitës për shkarkimin e tij, me pretendimin e shkeljes së Rregullores, është rrëzuar me 79 vota Kundër.
Ndërkohë, kërkesa për shkarkim ka marrë vetëm 10 vota PRO, nga deputetët e opozitës. Pra, fasada e opozitës ka rënë dhe vetë deputetët nuk e kanë votuar kërkesën që i drejtuan Kuvendit për shkarkimin e Niko Peleshit, duke treguar se ajo ka qenë as më shumë dhe as më pak një kërkesë sa për sy e faqe në publik.
Para se deputetët t’i drejtoheshin votimit, Niko Peleshi tha se problemi nuk ishte ai, por një Kuvend i kthyer në arenë lufte nga deputetët. Sipas kryeparlamentarit, Kushtetuta apo Rregullorja garantojnë të drejtat e deputetit, por gjithashtu ndalojnë keqpërdorimin e të drejtës.













