Shqipëria është tronditur sot nga lajmi i ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në moshën 72-vjeçare.
Ai ka ndërruar jetë pas një periudhe të gjatë sëmundjeje, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të historisë politike shqiptare.
Fatos Nano ka qenë një ndër figurat më të spikatura të tranzicionit demokratik pas viteve ’90. Ai udhëhoqi Partinë Socialiste që nga themelimi i saj, duke e kthyer në një forcë të rëndësishme politike dhe më pas në parti qeverisëse. Në vitet kur Shqipëria përballej me sfida të mëdha ekonomike e shoqërore, Nano mbajti disa herë postin e kryeministrit, duke lënë gjurmë në proceset e reformave dhe në përpjekjet për stabilizimin e vendit.
Gjatë karrierës së tij, Nano është vlerësuar për rolin e tij në modernizimin e së majtës shqiptare dhe afrimin e politikës shqiptare me standardet europiane.












