Kryeministri Edi Rama është i lumtur të lajmërojë të gjithë pensionistët se do të ketë rritje të pensioneve ashtu siç edhe u premtua në fillim të mandatit.
“Siç e kamthënë gjithnjë kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare së një vendi, pensionet, por më në fund pikërisht sepse nuk jemi më i vendi qëë mezi mbahet në këmbë por jemi një vend me një ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit mund ta bëjëmë atë për të cilën u zotuam”, thotë Rama, teksa shton se duke filluar që nga janari do të ketë një rritje të pensioneve për çdo kategori. Më konkretisht, Rama liston:
》Pensioni mestar urban do të shkojë 40 000 lekë të reja nga 27 350 lekë të reja që është sot (rritet me 1800)
》Pensioni urban i pjesshëm do të shkojë 22 000 lekë të reja nga 15.800 lekë të reja sot(rritet me 800 lekë)
》Pensioni rural do të shkojë 18 000 lekë të reja nga 11 500 lekë të reja sot
》Pensioni familjar do shkojë 18 000 lekë të reja nga 11 400 lekë të reja sot
》Pensioni i invaliditetit do rritet në 30 000 lekë të reja nga 20 mijë lekë sot












