Adriana Kalaja shprehu zhgënjimin e saj që Partia Demokratike nuk doli me një emër për Avokatin e Popullit.
“Jam e zhgënjyer që Partia Demokratike nuk doli me një emër për Avokatin e Popullit, patjetër që po. Zotit Berisha i kam thënë që erdhëm deri në momentin që PD-ja ka dhënë firmat për kandidaturat, duke mos ngatërruar votimin me mbështetjen për t’u futur në garë, për 8 emra. Unë jam vetofruar në garë. Nga të tetë personat të dilte një emër, sepse kaq firma ka PD-ja”, tha avokatja Kalaja.
“Duhet të fusë të gjithë firmat që ka dhënë për të tetë kandidatët, t’i fusi në garë, fituesin ta vendosë me vendim politik dhe t’ia çojë Taulant Ballës dhe Edi Ramës. Nuk duhet të pyesë Partia Demokratike, ky është një kompleks absolutisht i papranueshëm. Madje, për mua është i panevojshëm që të thuash “nuk po çojmë ne këtë se na rrëzon Taulant Balla”. Atëherë, le të ikë PD-ja nga Parlamenti sepse Balla po i rrëzon çdo gjë. Partia Demokratike të çonte kandidatin e vet. Ka kohë deri të enjten, ta bëjnë me votim. Votimi të jetë i ndershëm, i fshehtë. Nëse unë nuk mbështetem nga PD-ja, nuk mund të kërkoj votat e Partisë Socialiste”, shtoi Kalaja.












