Një postim i publikuar në rrjetet sociale nga Flamur Noka, ku ai u bënte thirrje qytetarëve të bëheshin pjesë e protestës së zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.
Krahas mbështetjes, postimi është shoqëruar edhe me komente ironike, të cilat kanë sjellë përplasje virtuale mes Nokës dhe disa komentuesve.

Njëri prej komentuesve e ka quajtur “hajdut” ndërkohë që deputeti demokrat i është kthyer duke i thënë: “Të kam vjedhur ty?”.













