Ish-deputeti i PS, Petro Koçi ka analizuar situatën aktuale në të cilën ndodhet mazhoranca, duke e konsideruar atë të vështirë, por jo të rëndë apo të pazgjidhshme.
Sipas tij, Sali Berisha përfaqëson një opozitë të komprometuar dhe të dobësuar, e cila nuk arrin të krijojë besim as brenda vendit dhe as tek partnerët ndërkombëtarë.
Ai rikujtoi se Berisha mbetet i shpallur “non grata” nga dy aleatë të rëndësishëm, ndërsa përpjekjet për të pastruar këtë status, përfshirë edhe lobimet e kushtueshme financiare, nuk kanë dhënë asnjë rezultat konkret.
“Është një situa të e vështirë, por jo e rëndë. Është një situatë e zgjidhshme. Zgjidhjet vijnë vetëm duke respektuar disa angazhime dhe standarte. Sigurisht që është një moment që çdo opozitë mund ta shfrytëzojë, por një opozitë e korruptuar nuk e lufton dot. Paritë politike nuk është se kanë mekanizma për të luftuar, Korrupsionin në parti politike mund ta luftojnë së brendshmi.
Nuk mendoj kështu e di pse sepse duhet llogaritur shumë faktorë. Sali Berisha i është bindur Edi Ramës. Ai përfaqëson një opozitë që është e kompromentuar. Berisha është i shpallur non grata nga dy aleatë, dhe megjithëse ju e dini u paguan 6 milionë dollarë për ti hequr njollën kjo nuk ka ndodhur akoma, me gjithë retorikën e Soros, në DASH nuk shohim asnjë heqje mase”, tha Koçi, i cili në zgjedhjet e 11 Majit u la në listën e hapur nga kryeministri Edi Rama.












