SPAK ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të mjekut kardiolog Edvin Prifti, i cili dyshohet se mori rryshfet për shtatë ndërhyrje kardiake.
Mjeku i njohur akuzohet nga SPAK për “Korrupsion pasiv” në 7 raste, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.Prifti i ka mohuar të gjitha akuzat.
SPAK e kaloi dosjen njëherë për gjykim në shkurt të vitit 2024, por asokohe GJKKO e riktheu për hetime të mëtejshme.
Më 13 shkurt, Priftit iu vunë prangat në sallën e gjyqit, por në fillim të marsit të atij viti, mjeku u la i lirë nga Gjykata e Apelit por iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit në spital. Në maj, Apeli i GJKKO i dha atij të drejtën për të ushtruar profesionin e mësimdhënies në universitetin publik të Mjekësisë. Ai rifitoi të drejtën për të ushtruar profesionin e mjekut në shkurt 2020.












