Reshjet e borës përfshinë territorin e bashkive Pukë dhe Fushë Arrëz mëngjesin e kësaj të premte, teksa temperaturat kanë zbritur disa gradë nën 0 grad Celcius.
Reshjet që vijoi të bien kanë shkaktuar terrene të rrëshqitshme në rrugët e qytetit, ndërkohë në akset nacionale u bë kriposja e rrugëve në kohë dhe qarkullimi vijon normalisht.
Edhe segmentet rrugore rurale momentalisht janë të kalueshme, ndërsa trashësia e borës pritet të krijoi probleme kryesisht ne aksin rrugor Kryezi – Iballes ku trashesia e borës në Qafën e Sharit i ka kaluar 20 cm.












