Liesa Haxhiasllani, shoqja e Kiarës ka folur në lidhje me rrugëtimin e moderatores në “Big Berother VIP”.
Teksa ka komentuar lidhjen mes Kiarës dhe Luizit, ajo tha se i takon atyre të vendosin për lidhjen e tyre, por nuk mund të thotë nëse këngëtari është i dashuruar me shoqen e saj, edhe pse sipas saj aty ka afeksion.
“Ajo puthja që ka marrë përmasa të frikshme në portale. Unë thashë që mos ndodhë në atë pikë të lojës, nuk thashë që mos ndodhë kurrë. Se puthet apo jo, kjo është punë e Kiarës dhe Luizit. Ne jemi thjesht njerëz që e komentojmë nga jashtë por pjesa e intimititetit që mund të ndodhë apo jo u takon atyre. Është e tepërt që ra në dashuri që ditën dytë që hyri. Nëse është e vërtetë do zoti kurorëzohet. Ai është një gaforre emocionale, ndërsa Kiara një bricjap i ftohtë”- tha ajo.












