Friday, April 17, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Athinë–Shqipëri për 4 orë e 30 minuta/ Autostrada e re që shkurton kohën…

by Rilindje
11/02/2026
in AKTUALITET
Athinë–Shqipëri për 4 orë e 30 minuta/ Autostrada e re që shkurton kohën…

Kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë–Kakavijë, një projekt me rëndësi ndërkufitare që synon rritjen e sigurisë rrugore, uljen e ndjeshme të kohës së udhëtimit dhe forcimin e lidhjes mes Greqisë, Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në terren kanë filluar punimet përgatitore, të cilat përfshijnë pastrimin e zonës nga bimësia, punime tokësore dhe nivelimin e terrenit me mjete të rënda. Këto ndërhyrje shënojnë nisjen reale të ndërtimit të rrugës së re.

Kontrata për realizimin e projektit, me vlerë 310 milionë euro (me TVSH), është firmosur në dhjetor të vitit 2024. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Infrastrukturës në Greqi, Dimitris Anagnopulos, aksi pritet të përfundojë brenda 4 viteve.

● Karakteristikat e projektit

Aksi rrugor Janinë–Kakavijë do të ketë një gjatësi totale prej 70 kilometrash dhe do të jetë vazhdim i Autostradës Joniane, duke lidhur Janinën me pikën kufitare të Kakavijës. Ai konsiderohet boshti më perëndimor vertikal i Autostradës Egnatia dhe është pjesë e rrjetit kryesor evropian të transportit (TEN-T).

● Projekti ndahet në dy segmente

Janinë – Kalpak: 46.4 km me trase të re dhe 6 nyje pa kryqëzim në nivel (Kosmirë, Asvestohori, Grammenohoria, Pasanë, Zicë dhe Kari).

Kalpak – Kakavijë: 23.1 km, që përfshin modernizimin e rrugës ekzistuese deri në pikën kufitare.

Rruga është projektuar për shpejtësi 100 km/orë, me dy korsi për çdo drejtim dhe korsi emergjence, ndërsa gjerësia totale e autostradës arrin 22.25 metra, e pajisur me barriera sigurie dhe ndarje qendrore.

● Përfitimet

Me përfundimin e këtij aksi, udhëtimi nga Athina deri në kufirin me Shqipërinë do të zgjasë rreth 4 orë e 30 minuta, duke sjellë kursim të madh kohe dhe rritje të sigurisë. Aktualisht nga kufiri deri në Athinë duhen të paktën 6 orë dhe kjo kohëzgjatje shkon deri në 8 ose 9 orë.

Rruga do të lidhë drejtpërdrejt Autostradën Joniane me Egnatian, do të lehtësojë trafikun rreth Janinës, do të shërbejë për aeroportin dhe zonën industriale të qytetit, si dhe do të krijojë akses më të shpejtë drejt porteve të Igumenicës dhe Patrës.

Gjithashtu, projekti do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e rajoneve si Konica, Florina dhe Kastoria, duke forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe lëvizjen ndërkufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë.

NGA KATEGORIA

Kush janë fajtorët për zjarrin në pallat? Inxhinierja Bozo: Ndërtuesit duan të…
AKTUALITET

Kush janë fajtorët për zjarrin në pallat? Inxhinierja Bozo: Ndërtuesit duan të…

16/04/2026
LAJM I FUNDIT – Vetëvritet aktori i njohur, familjarët ndajnë lajmin e trishtë…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Arti shqiptar në zi, mëngjesin e sotëm ndërron jetë…

16/04/2026
Ndryshimi DRASTIK i motit! Paralajmëron IGJEUM: Ja kush rrezikon të përmbytet…
AKTUALITET

Ndryshimi DRASTIK i motit! Paralajmëron IGJEUM: Ja kush rrezikon të përmbytet…

15/04/2026
LAJM I MIRË/ Bordi ndryshon ÇMIMET e karburantit: Nafta dhe benzina kushton…
AKTUALITET

LAJM I MIRË/ Bordi ndryshon ÇMIMET e karburantit: Nafta dhe benzina kushton…

15/04/2026
Zjarrfikësi hero hoqi helmetën për t’ia dhënë qytetares, vajza e tij rrëqeth: Më dhembi…
AKTUALITET

Zjarrfikësi hero hoqi helmetën për t’ia dhënë qytetares, vajza e tij rrëqeth: Më dhembi…

15/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Deputeti i PS-së, Erion Braçe paraqitet në GJKKO
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Deputeti i PS-së, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

15/04/2026

LAJMET E FUNDIT:

Plas keq sherri/ Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute…
TË TJERA

Plas keq sherri/ Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën: Atë gishtin fute…

17/04/2026
Pas Melonit/ Rama i hip avionit dhe shkon në një tjetër shtet…
POLITIKË

Pas Melonit/ Rama i hip avionit dhe shkon në një tjetër shtet…

17/04/2026
“Hajdut i vogël”/ Plas keq sherri me Erion Braçen: Legen m*t, mbylle gojën…
POLITIKË

“Hajdut i vogël”/ Plas keq sherri me Erion Braçen: Legen m*t, mbylle gojën…

16/04/2026
Perla e Klevis Balliut: Ilir Meta është në gjendje të parashikojë tërmete
POLITIKË

Perla e Klevis Balliut: Ilir Meta është në gjendje të parashikojë tërmete

16/04/2026
Pritet nga Meloni në tapetin e kuq/ Rama befason kryeministren italiane me gjestin e papritur…
POLITIKË

Pritet nga Meloni në tapetin e kuq/ Rama befason kryeministren italiane me gjestin e papritur…

16/04/2026
“Aeroporti i Vlorës nuk do hapet asnjëherë”, Behgjet Pacolli hedh akuza të forta: Na kanë “zhveshur” pa….
BOTA

“Aeroporti i Vlorës nuk do hapet asnjëherë”, Behgjet Pacolli hedh akuza të forta: Na kanë “zhveshur” pa….

16/04/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!