Thursday, May 7, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Drejt Korçës me helikopter?! Rama reagon me URGJENCË dhe tregon si qëndron e vërteta: Edhe në…

by Rilindje
23/02/2026
in EDI RAMA
Drejt Korçës me helikopter?! Rama reagon me URGJENCË dhe tregon si qëndron e vërteta: Edhe në…

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmet që kanë qarkullaur se ai do të udhëtojë drejt Korçës me helikopter, për shkak të bllokimit të aksit “Librazhd- Përrenjas”.

Rama konfirmon lajmin, por shprehet se helikopteri që do përdoret është i Forcave të Armatosura. Ai shprehet se shka nuk është bërë bllokimi i rrugës, por sipas tij, ky udhëtim ishte planifikaur më herët në këtë mënyrë, sepse do të shoqërojë një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar. Sipas Ramës, këta persona do të vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre.

“Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare! Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit, e në këtë rast i shërben edhe një pune tjetër të mirë njëkohësisht! Sa për aksin e bllokuar këto ditë, duhet një ligësi e madhe, një dëshpërim i thellë dhe një padije e rëndë, për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri, por që ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse! Në Itali po rrëshqet gjatë këtyre ditëve një masiv gjigand që rrezikon të marrë me vete një qytezë të tërë të banuar, po nuk ka ndonjë kanal a qoftë edhe portal në atë vend – parti politike jo e jo – që ta trajtojë fatkeqësinë natyrore me histerinë e këtushme, ku ky avaz është bërë një traditë e ligë. Ndërsa për fluturimin tim mbi aksin e bllokuar, kam edhe këto dy fjalë: E para, i kam rënë Shqipërisë rrotull më shumë se tërë kryeministrat e tjerë të marrë së bashku, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar dhe e kam prekur këtë vend në çdo qoshe, jo si turist, po si kryeshërbëtori i zgjedhur i shqiptarëve, të cilët i çmoj më shumë se çdo telendar politik a mediatik dhe më njohin më mirë se kushdo prej tyre, prandaj edhe më kanë votuar gjithnjë e më masivisht, duke i shpërfilluar rregullisht tenxheret medatike e dallaveret politike! E dyta, me aks të lirë a me aks të bllokuar, ky fluturim me helikopter ishte planifikuar kohë më parë, pikërisht sepse grupi që vjen do të shohë Korçën, Vlorën e nesër Tiranën në vetëm 24 orë qëndrimi në Shqipëri. Por fundja çfarëdo të them unë, tenxheret do të thonë atë që kanë për të thënë dhe në fund fare, karvani do ecë përpara, qentë do vazhdojnë të lehin, veprat do jenë të vetmet që do të mbeten“, shkruan Rama.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama REAGON i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut: Lamtumirë…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama REAGON i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut: Lamtumirë…

05/05/2026
Takimi me të rinjtë/ Rama tregon NDRYSHIMIN e madh në shkollat e Shqipërisë…
EDI RAMA

Takimi me të rinjtë/ Rama tregon NDRYSHIMIN e madh në shkollat e Shqipërisë…

05/05/2026
Rama tregon LAJMIN E MIRË: Në Qershor rritje pagash për…
EDI RAMA

Rama tregon LAJMIN E MIRË: Në Qershor rritje pagash për…

03/05/2026
“Kinezët i kanë vënë syrin Shqipërisë”/ Ambasada e SHBA reagon pas deklaratave të Ramës…
EDI RAMA

Marrëveshja me SHBA, Rama jep SUPER LAJMIN: Do të furnizohemi me…

03/05/2026
E bujshme/ Në mesin e 48 udhëheqësve në botë, kryeministri Rama niset sot drejt…
EDI RAMA

E bujshme/ Në mesin e 48 udhëheqësve në botë, kryeministri Rama niset sot drejt…

03/05/2026
“Jemi shumë afër”/ Rama jep LAJMIN E MIRË që ka marrë: BE-ja kërkon…
EDI RAMA

Rama jep LAJMIN E MIRË për Shqiptarët: Këto ditë do të marrim nga BE-ja…

02/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik, kush humbi jetën në qytetin…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik, kush humbi jetën në qytetin…

06/05/2026
Homazhet/ Ja çfarë thotë Edi Rama për Servet Pëllumbin: Do të…
POLITIKË

Homazhet/ Ja çfarë thotë Edi Rama për Servet Pëllumbin: Do të…

06/05/2026
Vendimi i Speciales për Thaçin e të tjerët/ Hetuesja e Tribunalit të Hagës jep 3 skenarët e saj…
POLITIKË

Vendimi i Speciales për Thaçin e të tjerët/ Hetuesja e Tribunalit të Hagës jep 3 skenarët e saj…

06/05/2026
Kryemadhi për Ilir Metën: Dukej si 30 vjeç, i shkëlqenin sytë…
POLITIKË

Kryemadhi për Ilir Metën: Dukej si 30 vjeç, i shkëlqenin sytë…

06/05/2026
Monika Kryemadhi tregon hapur prapaskenat e politikës: Pa 300 mijë euro, ta…
POLITIKË

Monika Kryemadhi tregon hapur prapaskenat e politikës: Pa 300 mijë euro, ta…

06/05/2026
LAJM I FUNDIT/ Edi Rama REAGON i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut: Lamtumirë…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama REAGON i trishtuar për ndarjen nga jeta të mikut: Lamtumirë…

05/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!