Ora 10:00 e paradites së kësaj të hëne (datë 9 mars) do të gjejë të mbledhur Grupin Parlamentar të PS për të diskutuar e vendosur për një prej çështjeve më të nxehta brenda partisë të tyre gjatë viteve të fundit.
Dy burime nga Grupi i PS thanë se pritet leximi i raportit të pesë anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit për kërkesën e SPAK për lëshim autorizimi për arrestimin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Ditën e sotme grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të lexoje raportin e 5 anëtarëve të PS në Këshillin e Mandateve lidhur me rastin e ish zv/kryeministres Belinda Balluku.
Hartimi i raportit është bërë nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Ball aka porositur që të jenë të pranishëm të gjithë deputetët, teksa nuk do të mungojë as Belinda Balluku.
Njëkohësisht kryeministri Rama do të mbajë një fjalim, por nuk dihet nëse edhe vetë ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë do të flasë.
Kujtojmë se siç është njoftuar zyrtarisht, Prokuroria e Posaçme e akuzon Belinda Ballukun për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë në tendera”, në dy raste; për Tunelin e Llogarasë dhe për tre Lote të ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë.












