Sunday, May 3, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Tritan Shehu befason: Ramën e gjunjëzon vetëm Berisha, prandaj…

by Rilindje
22/03/2026
in POLITIKË
Tritan Shehu befason: Ramën e gjunjëzon vetëm Berisha, prandaj…

Tritan Shehu u shpreh se Edi Rama ka rënë edhe moralisht edhe politikisht pas skandaleve qeveritare dhe gjendjes ku e ka çuar vendin, ndërsa foli për strategjinë e protestës opozitare ditën e nesërme para Kryeministrisë, çfarë pritet prej saj dhe projektin politik të PD-së.

Na ndiq në Instagram

Shehu nuk la jashtë analizës dhe komentit edhe garën për zgjedhjet në PD dhe atë për kreun e selisë blu, duke deklaruar se vota e tij do shkojë padyshim për Sali Berishën, sepse përveç tij askush tjetër nuk mund ta mbajë PD-në dhe ta sjellë në pushtet.

“Vota ime padyshim që më 23 maj do të jetë për Sali Berishën, ai ëhstë një figurë poliedrike, një simbol dhe drejtues. Votoj për të kushdo që të jetë përballë tij”, tha Shehu mes të tjerash.

“Sot shoh një PD që ka asete, trashëgime. Ti ke Berishën që është simbol. Në disa gjëra sot Berisha është më i pjekur, ndërsa për entuziazmin dhe shtirjen e reformave është i njëjti. Nuk shoh figurë tjetër që të ketë ato vlera që ka ai”.

I pyetur për çështjen e “non gratës” ndaj kryetarit të selisë blu, ai tha se Berisha ka kryer takime të ngjeshura politike jashtë vendit, si në Gjermani apo në Belgjikë dhe se ajo çështje konsiderohet e mbyllur, pasi u stis dhe krijua nga “Sorosianët dhe qeveria Rama”.

“Çështja e ‘Non gratës’ është e mbyllur. U stimulua nga kjo qeveri, nga Sorosianët dhe disa elemente nga PD. Ishte një komplot nga PD për t’i marrë drejtimin e PD. Sot ky komplot ka marrë goditjen e tij. Sot atmosfera dhe terreni demokratik është i vështirë se në ‘92. Sot është një regjim që rrezikon reformat. Sot PD është një parti e hapur, e bashkuar. Në politikë nuk ka 100% bashkim, ka dhe lëvizje e fraksione, hyrje dhe dalje”, tha ai.

Deputeti foli edhe për degradimin e qeverisjes, të rënë moralisht dhe si regjim. Por shtoi se “regjimet nuk rrëzohen me votë” por me protesta të vazhdueshme.

“Nuk na tremb kjo gjë. Sot ka gjetur një unifikim të madh, edhe të atyre që më parë kishin kontestim të fortë pasi kishin rënë pre e këtij komploti. Kishte dhe nga ata që u përdorën si pjesë e komplotit. Sot është parti që duhet të punojë më shumë, por është solide. Rama, po ta marrësh nga elementi moral, është i rrëzuar. Nga elementi i regjimit, e kam thënë më parë; regjimet nuk rrëzohen me votë, por me lëvizje popullore. Lëvizja popullore nuk është që të vijë Berisha në pushtet. Por të ndalohet regjimi dhe të bëhen zgjedhje të lira. Po nuk pati votë të lirë nuk ka alternativa”, u shpreh ligjvënësi opozitar.

Ish-ministri në qeverinë “Berisha” dhe drejtues i PD-së, shpjegoi se çfarë pret nga protesta kombëtare në ditën simbolike të demokracisë.

“Protesta e 22 marsit, është ditë historike. Pas 22 marsin nuk do të kishte ndryshime jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Mendoj se do të ketë lëvizje e pjesëmarrje”, tha ai.

NGA KATEGORIA

“Plas” keq/ Ish-ministri: Berisha s’dinte gjë për takimin e Salianjit me shokë, do kishte çuar Mulin t’i…
POLITIKË

Salianji u “përvishet” Sali Berishës dhe Edi Ramës: Do ju çmontojmë të…

02/05/2026
Salianji “hap letrat” dhe tregon borxhet e kreut të PD: Berisha më tha se ka një detyrim ndaj Ramës…
POLITIKË

“E shiti veten”/ Salianji i përgjigjet ASHPËR Berishës: Plaku i lumtur në azilin e…

02/05/2026
E përjashtoi nga gara për kryetar/ Berisha i përgjigjet ashpër Salianjit: Je tradhtar…
POLITIKË

E përjashtoi nga gara për kryetar/ Berisha i përgjigjet ashpër Salianjit: Je tradhtar…

02/05/2026
Erion Braçe në territor, thumbon Ballën dhe Manastirliun: Udhëheqësit në festë makaronash…
POLITIKË

Erion Braçe në territor, thumbon Ballën dhe Manastirliun: Udhëheqësit në festë makaronash…

02/05/2026
9 muaj në qeli! Veliaj kërkesë të pazakontë GJKKO: Po më mohoni të drejtat! Dua…
POLITIKË

Erion Veliaj nga burgu i çon letër Ambasadave perëndimore në Tiranë! Kryebashkiaku kërkon…

01/05/2026
U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Do t’i drejtohem SPAK-ut për…
POLITIKË

U skualifikua nga gara për kreun e PD-së, reagon Mereme Sela: Do t’i drejtohem SPAK-ut për…

01/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

Aksident tragjik në aksin kombëtar, 3 makina bëhen “copë-copë”, një i vdekur dhe dy të tjerë…
AKTUALITET

Aksident tragjik në aksin kombëtar, 3 makina bëhen “copë-copë”, një i vdekur dhe dy të tjerë…

02/05/2026
“Plas” keq/ Ish-ministri: Berisha s’dinte gjë për takimin e Salianjit me shokë, do kishte çuar Mulin t’i…
POLITIKË

Salianji u “përvishet” Sali Berishës dhe Edi Ramës: Do ju çmontojmë të…

02/05/2026
“Jemi shumë afër”/ Rama jep LAJMIN E MIRË që ka marrë: BE-ja kërkon…
EDI RAMA

Rama jep LAJMIN E MIRË për Shqiptarët: Këto ditë do të marrim nga BE-ja…

02/05/2026
Salianji “hap letrat” dhe tregon borxhet e kreut të PD: Berisha më tha se ka një detyrim ndaj Ramës…
POLITIKË

“E shiti veten”/ Salianji i përgjigjet ASHPËR Berishës: Plaku i lumtur në azilin e…

02/05/2026
LAJM I MIRË/ Bordi ndryshon ÇMIMET e karburantit: Nafta dhe benzina kushton…
AKTUALITET

Lajm i Fundit/ Bordi merr vendim për ÇMIMET e karburanteve: Nafta dhe benzina kushton…

02/05/2026
E përjashtoi nga gara për kryetar/ Berisha i përgjigjet ashpër Salianjit: Je tradhtar…
POLITIKË

E përjashtoi nga gara për kryetar/ Berisha i përgjigjet ashpër Salianjit: Je tradhtar…

02/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!