Thursday, July 2, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Tritan Shehu befason: Ramën e gjunjëzon vetëm Berisha, prandaj…

by Rilindje
22/03/2026
in POLITIKË
Tritan Shehu befason: Ramën e gjunjëzon vetëm Berisha, prandaj…

Tritan Shehu u shpreh se Edi Rama ka rënë edhe moralisht edhe politikisht pas skandaleve qeveritare dhe gjendjes ku e ka çuar vendin, ndërsa foli për strategjinë e protestës opozitare ditën e nesërme para Kryeministrisë, çfarë pritet prej saj dhe projektin politik të PD-së.

Shehu nuk la jashtë analizës dhe komentit edhe garën për zgjedhjet në PD dhe atë për kreun e selisë blu, duke deklaruar se vota e tij do shkojë padyshim për Sali Berishën, sepse përveç tij askush tjetër nuk mund ta mbajë PD-në dhe ta sjellë në pushtet.

“Vota ime padyshim që më 23 maj do të jetë për Sali Berishën, ai ëhstë një figurë poliedrike, një simbol dhe drejtues. Votoj për të kushdo që të jetë përballë tij”, tha Shehu mes të tjerash.

“Sot shoh një PD që ka asete, trashëgime. Ti ke Berishën që është simbol. Në disa gjëra sot Berisha është më i pjekur, ndërsa për entuziazmin dhe shtirjen e reformave është i njëjti. Nuk shoh figurë tjetër që të ketë ato vlera që ka ai”.

I pyetur për çështjen e “non gratës” ndaj kryetarit të selisë blu, ai tha se Berisha ka kryer takime të ngjeshura politike jashtë vendit, si në Gjermani apo në Belgjikë dhe se ajo çështje konsiderohet e mbyllur, pasi u stis dhe krijua nga “Sorosianët dhe qeveria Rama”.

“Çështja e ‘Non gratës’ është e mbyllur. U stimulua nga kjo qeveri, nga Sorosianët dhe disa elemente nga PD. Ishte një komplot nga PD për t’i marrë drejtimin e PD. Sot ky komplot ka marrë goditjen e tij. Sot atmosfera dhe terreni demokratik është i vështirë se në ‘92. Sot është një regjim që rrezikon reformat. Sot PD është një parti e hapur, e bashkuar. Në politikë nuk ka 100% bashkim, ka dhe lëvizje e fraksione, hyrje dhe dalje”, tha ai.

Deputeti foli edhe për degradimin e qeverisjes, të rënë moralisht dhe si regjim. Por shtoi se “regjimet nuk rrëzohen me votë” por me protesta të vazhdueshme.

“Nuk na tremb kjo gjë. Sot ka gjetur një unifikim të madh, edhe të atyre që më parë kishin kontestim të fortë pasi kishin rënë pre e këtij komploti. Kishte dhe nga ata që u përdorën si pjesë e komplotit. Sot është parti që duhet të punojë më shumë, por është solide. Rama, po ta marrësh nga elementi moral, është i rrëzuar. Nga elementi i regjimit, e kam thënë më parë; regjimet nuk rrëzohen me votë, por me lëvizje popullore. Lëvizja popullore nuk është që të vijë Berisha në pushtet. Por të ndalohet regjimi dhe të bëhen zgjedhje të lira. Po nuk pati votë të lirë nuk ka alternativa”, u shpreh ligjvënësi opozitar.

Ish-ministri në qeverinë “Berisha” dhe drejtues i PD-së, shpjegoi se çfarë pret nga protesta kombëtare në ditën simbolike të demokracisë.

“Protesta e 22 marsit, është ditë historike. Pas 22 marsin nuk do të kishte ndryshime jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Mendoj se do të ketë lëvizje e pjesëmarrje”, tha ai.

NGA KATEGORIA

Miratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…
POLITIKË

Miratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…

01/07/2026
Mbi 245 mijë familje marrin “çekun” me lekë/ Qeveria Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…
POLITIKË

Nga dyfishimi i pagës për fëmijët deri te rritja e fondeve! Qeveria Rama tregon NDRYSHIMET në…

01/07/2026
U qëllua me vezë dhe shishe/ Albana Koçiu reagon për protestën: Do ngeleni me njollë turpi…
POLITIKË

U qëllua me vezë dhe shishe/ Albana Koçiu reagon për protestën: Do ngeleni me njollë turpi…

30/06/2026
Agron Shehaj zbulon ku janë dërguar 6 protestuesit, qytetari jep ULTIMATUMIN para Komisariatit: Nëse…
POLITIKË

Agron Shehaj zbulon ku janë dërguar 6 protestuesit, qytetari jep ULTIMATUMIN para Komisariatit: Nëse…

30/06/2026
VIDEO/ Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, ja çfarë ndodhi jashtë Kuvendit…
POLITIKË

VIDEO/ Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, ja çfarë ndodhi jashtë Kuvendit…

30/06/2026
VIDEO/ Momenti kur qëllohet makina e ministres së Ramës, pamje e pazakontë nga…
POLITIKË

VIDEO/ Momenti kur qëllohet makina e ministres së Ramës, pamje e pazakontë nga…

30/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

E RËNDË/ Kreu i SPAK-ut: Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg
AKTUALITET

SPAK me strategji të re, kreu Klodian Braho: Mund të nisim vetë me arrestimet…

01/07/2026
Miratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…
POLITIKË

Miratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…

01/07/2026
Zbardhet i plotë vendimi, ja kategoritë e pensionistëve që përfitojnë bonus…
AKTUALITET

Zbardhet i plotë vendimi, ja kategoritë e pensionistëve që përfitojnë bonus…

01/07/2026
EDI RAMA

E bujshme/ Çfarë “surprize” po përgatit Diaspora për Ramën në ditëlindjen e 62-të…

01/07/2026
Mbi 245 mijë familje marrin “çekun” me lekë/ Qeveria Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…
POLITIKË

Nga dyfishimi i pagës për fëmijët deri te rritja e fondeve! Qeveria Rama tregon NDRYSHIMET në…

01/07/2026
Pas 4 orësh përfundon mbledha/ Porosia URGJENTE e Ramës për deputetë dhe ministrat…
EDI RAMA

Kryeministri Rama që në mëngjes publikon VIDEON e pazakontë: Shikoni…

01/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!