Wednesday, July 1, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Një udhëheqës bën takime në njësinë 5 pa deputetin”/ Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri…

by Rilindje
05/04/2026
in POLITIKË
“Një udhëheqës bën takime në njësinë 5 pa deputetin”/ Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka dhënë një mesazh pas takimeve të strukturave të PS në njësinë nr. 5 në Tiranë.

Braçe shprehet i revoltuar lidhur me mungesën e tij në mbledhje, teksa shprehet se i njeh shumë mirë problematikat e atij komuniteti.

Socialisti shton se nuk është kundër Ogerta Manastirliut, por “dua t’i jap PS dhe qytetit një alternativë tjetër”.

“Java e mirë e #Pashkës dhe hudhra që nuk duhet! Ishte realisht një javë e mirë; mbyllet sot dhe dua t’i them disa fjalë: Shumë faleminderit edhe një herë për gjithë mesazhet, telefonatat – përkrahjen, mbështetjen, vlerësimet, gatishmërinë për të punuar bashkë;

Shumë faleminderit posaçërisht socialistëve të asambleve të PS me të cilët u takova e shtrengova duart këtë javë;Ju jam shumë mirënjohës! Faleminderit gjithashtu për urimet e ditës së lindjes edhe pse kam kohë që kujtoj ngjarjet e jetuara në një vit më shumë se sa numrat! Urimet për Pashkë i kemi bashkë, e kjo javë, me Bajramin që i parapriu, Pashkën Ortodokse që pason, është përshkrimi prej Zotit i asaj që jemi në një dimension; Kështu që gezuar kujtdo!

Tani hudhra e javës! Një histori e parë që përsëritet e më ndjek nga mbrapa nga Lushnja e Divjaka; një histori deliri dhe e padenjë, tërësisht jo produktive e që kërkon të ndërtojë madhështinë qesharake, gjithnjë duke më ndjekur pas.
Shikoni;

Kjo mania për të shkulur deputetin nga zona – me arsyen se krijon lidhje njerëzore e mezi shkulet pastaj, është gabim; Jo për deputetin, por për njerëzit! Paqëndrueshmëria në marrëdhënie me ta, është mungesë serioziteti dhe dëmton punën. Politika është punë me njerëzit, marrëdhënie besimi që nuk vendoset me orë, as ditë por merr vite! Po flas për deputetët që territorin e kanë punë, as zyrë, as mburrje, as delegim për njerëz pa mandat, pa njohje, pa dije e pa ndikim kund!

Thënë kjo, të zëvendësosh deputetin e votuar nga njerëzit me drejtorokracinë, është e pamend, sado elegant të jetë emri që i vëmë; tërësisht e pamend në raport me qëllimet që ke, veçanërisht kur delegon pushtet partiak tek ta, për të kapërcyer deputetin; veçanërisht kur harron që një arsye pse punëtorë partie demotivohen është drejtorokracia e padurueshme.

Në fund, kjo paranoja “Erionin e kemi kundër”, pasuar me këtë “markimin” që kurrë s’u bë karburanteve – fjala bie, por njerëzve ju bëhet, është qesharake, sinqerisht! Ua thashë edhe në Asamblenë e 5 ses – nuk jam kundër Ogertës; thjesht dua t’i jap PS dhe qytetit që nuk po qeveriset e nuk shërben, një alternativë tjetër; Më thjeshtë se kaq nuk ka!“, shkruan Brace.

NGA KATEGORIA

U qëllua me vezë dhe shishe/ Albana Koçiu reagon për protestën: Do ngeleni me njollë turpi…
POLITIKË

U qëllua me vezë dhe shishe/ Albana Koçiu reagon për protestën: Do ngeleni me njollë turpi…

30/06/2026
Agron Shehaj zbulon ku janë dërguar 6 protestuesit, qytetari jep ULTIMATUMIN para Komisariatit: Nëse…
POLITIKË

Agron Shehaj zbulon ku janë dërguar 6 protestuesit, qytetari jep ULTIMATUMIN para Komisariatit: Nëse…

30/06/2026
VIDEO/ Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, ja çfarë ndodhi jashtë Kuvendit…
POLITIKË

VIDEO/ Protestuesit rrethojnë deputetin e PS, ja çfarë ndodhi jashtë Kuvendit…

30/06/2026
VIDEO/ Momenti kur qëllohet makina e ministres së Ramës, pamje e pazakontë nga…
POLITIKË

VIDEO/ Momenti kur qëllohet makina e ministres së Ramës, pamje e pazakontë nga…

30/06/2026
“Plas sherri”/ Protestuesit përplasen me Policinë dhe sulmojnë automjetin e Albana Koçiut…
POLITIKË

“Plas sherri”/ Protestuesit përplasen me Policinë dhe sulmojnë automjetin e Albana Koçiut…

30/06/2026
Deputetët në Kuvend/ Lëvizja befasuese e protestuesve, marrin koshin e mbeturinave dhe…
POLITIKË

Deputetët në Kuvend/ Lëvizja befasuese e protestuesve, marrin koshin e mbeturinave dhe…

30/06/2026

LAJMET E FUNDIT:

Dea Mishel tallet me Erion Braçen pas sulmit me vezë: Mbante shumë erë, mos…
SHOWBIZ

Dea Mishel tallet me Erion Braçen pas sulmit me vezë: Mbante shumë erë, mos…

01/07/2026
“O k*rva e Erion Veliajt!”/ Protestuesit sherr me Gaz Pajën, aktori “shpërthen” keq: P*dhi i ropve të tu…
TË TJERA

“O k*rva e Erion Veliajt!”/ Protestuesit sherr me Gaz Pajën, aktori “shpërthen” keq: P*dhi i ropve të tu…

30/06/2026
LAJM I FUNDIT/ Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri mund të anulohet, çfarë po ndodh…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri mund të anulohet, çfarë po ndodh…

30/06/2026
Kapriçot e motit/ Pamje të pabesueshme! Breshëri si dëborë “pushton” këtë zonë të Shqipërisë, shkatërron…
AKTUALITET

Kapriçot e motit/ Pamje të pabesueshme! Breshëri si dëborë “pushton” këtë zonë të Shqipërisë, shkatërron…

30/06/2026
U qëllua me vezë dhe shishe/ Albana Koçiu reagon për protestën: Do ngeleni me njollë turpi…
POLITIKË

U qëllua me vezë dhe shishe/ Albana Koçiu reagon për protestën: Do ngeleni me njollë turpi…

30/06/2026
Braktisi PS-në dhe iu bashkua protestuesve/ Marjana Koçeku i çon “selam” Ramës nga Brukseli: Europa t’i…
EDI RAMA

Braktisi PS-në dhe iu bashkua protestuesve/ Marjana Koçeku i çon “selam” Ramës nga Brukseli: Europa t’i…

30/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!